Komunikatë për shtyp 05 dhjetor 2016

Këshilli Konsultativ Për Komunitete

Prishtinë, më 05 dhjetor 2016

Këshilli Konsultativ për Komunitete në punëtorinë e mbajtur, me datat  01 – 03 dhjetor, ka shqyrtuar propozim Planin Vjetor të Punës së Këshillit, për vitin 2017. Anëtarët pjesëmarrës në punëtori, gjatë shqyrtimit të propozim planit, ofruan kontributin e tyre, me anë të komenteve dhe propozimeve konkrete. Plani Vjetor i Punës, i plotësuar me propozimet e dhëna nga anëtarët në punëtori, do të shqyrtohet dhe miratohet në mbledhjen e rregullt të Këshillit.