Komunikatë për shtyp 22 dhjetor 2016

Këshilli Konsultativ Për Komunitete

Prishtinë, më 22 dhjetor 2016

Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II 

Këshilli Konsultativ për Komunitete, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt mujore, të fundit për vitin 2016. Në mbledhje anëtarët shqyrtuan dhe miratuan propozim Planin Vjetor të Punës së Këshillit, për vitin 2017. Në Planin Vjetor të Punës, janë përcaktuar në mënyrë konkrete objektivat, masat, aktivitetet dhe afatet për përmbushjen e tyre, si dhe  përgjegjësit për zbatimin e tyre. Këshilli në mbledhjen e sotme, shqyrtoi dhe miratoi propozimin për emërimin, e znj. Biserka Djurdjević, për anëtare në Grupin Punues për Çështje të Gjuhëve.