Komunikatë për shtyp 26 janar 2017

Grupi Punues për Çështje të Punësimit dhe Çështje Sociale

Prishtinë, më 26 janar 2016

Ndërtesa e Kuvendit, salla N-225

Grupi Punues për Çështje të Punësimit dhe Çështje Sociale, ka mbajtur sot mbledhje, në të cilën anëtarët e grupit punues, kanë diskutuar lidhur me përfaqësimin e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë, në organet e administratës publike qendrore në shërbimin civil në Kosovë. Pas diskutimeve, anëtarët u pajtuan që kjo çështje të trajtohet edhe në një mbledhje tjetër të grupit punues, në mënyrë që të kenë të dhënat e plota për adresimin e kësaj çështje në institucionet përgjegjëse.