Komunikatë për shtyp 31 janar 2017

Këshilli Konsultativ Për Komunitete

Prishtinë, më 31 janar 2017

Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II 

Këshilli Konsultativ për Komunitete, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt mujore, të parën për vitin 2017. Kryesuesi i Këshillit, z. Gazmen Salijević, i njoftoi anëtarët e Këshillit, për aktivitetet e zhvilluara, ndërmjetë dy mbledhjeve të Këshillit. Në mbledhje anëtarët i njoftuan edhe kryesuesi i Grupit Punues për Legjislacion, z. Agim Rifat, kryesuesi i Grupit Punues për Çështje të Punësimit dhe Çështje Sociale, z. Lazar Radulović, kryesuesi i Grupit Punes për Çështje të Arsimit, z. Lendrit Qeli, kryesuesja e Grupit Punues për Çështje të Gjuhëve, znj. Sanja Vuković, për mbledhjet e mbajtura në grupet punuese përkatëse, çështjet e trajtuara dhe aktivitetet e zhvilluara nga ana e tyre.