Komunikatë për shtyp 16 shkurt 2017

Grupi Punues për Çështje të Kulturës

Prishtinë, më 16 shkurt 2017

Ndërtesa e Kuvendit, salla N-225 

Grupi Punues për Çështje të Kulturës, ka mbajtur sot mbledhje, në të cilën anëtarët e grupit punues kanë diskutuar për organizimin e një aktiviteti kulturor një ditor, në të cilin do të bashkoheshin pjesëtarët e komuniteteve të ndryshme me qëllim të promovimit të kulturës, mirëkuptimit dhe tolerancës së përbashkët ndërmjet komuniteteve.