Komunikatë për shtyp 03 mars 2017

Këshilli Konsultativ Për Komunitete

Prishtinë, më 03 mars 2017

Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II 

Këshilli Këshilli Konsultativ për Komunitete, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt mujore, në të cilën kryesuesi i Këshillit, z. Gazmen Salijević, i njoftoi anëtarët e Këshillit, për aktivitetet e zhvilluara, ndërmjetë dy mbledhjeve të Këshillit. Anëtarët në mbledhje u njoftuan edhe nga kryesuesi i Grupit Punues për Çështje të Arsimit, z. Lendrit Qeli, si dhe anëtari i Grupit Punues për Çështje të Kulturës, z. Slobodan Mitić, për mbledhjet e mbajtura në grupet punuese përkatëse dhe çështjet e trajtuara. Në mbledhje anëtarët shqyrtuan propozim raportin vjetor të punës së Këshillit për vitin 2016, pas diskutimeve anëtarët miratuan  raportin vjetor, me propozimet e tyre për plotësim. Gjithashtu në mbledhje anëtarja, Sanja Vuković, propozoi që të ftohet në njërën nga mbledhje e Këshillit, Avokati i Popullit, ndërsa anëtari, Lendrit Qeli, propozoi që të realizohen takime me drejtorët e arsimit në komunat, ku ka pjesëtarë të komuniteteve joshumicë.