Komunikatë për shtyp 16 mars 2017

Grupi Punues për Çështje të Punësimit dhe Çështje Sociale

Prishtinë, më 16 mars 2017

Ndërtesa e Kuvendit, salla N-303

Grupi Punues për Çështje të Punësimit dhe Çështje Sociale, ka mbajtur sot mbledhje, në të cilën, z. Veton Berisha, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i ftuar në cilësinë e kryetarit të grupit punues pranë Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, prezantoi para anëtarëve raportin për mbikëqyrjen e zbatimit të nenit 11 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës. Pas prezantimit dhe diskutimeve lidhur me raportin, anëtarët e grupit punues dhe z. Veton Berisha, u pajtuan që i njëjti prezantim të bëhet në mbledhjen e radhës të Këshillit Konsultativ për Komunitete.

Raporti për mbikëqyrjen e zbatimit të nenit 11 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës