Komunikatë për shtyp 13 prill 2017

Grupi Punues për Çështje të Kulturës

Prishtinë, më 13 prill 2017

Ndërtesa e Kuvendit, salla N-225 

Grupi Punues për Çështje të Kulturës ka mbajtur sot mbledhje, në të cilën anëtarët e grupit kanë diskutuar për përgatitjet finale për realizimin e manifestimit letrar kulturor në të cilin do të ftohen të marrin pjesë krijuesit, pjesëtarë të komuniteteve jo shumicë. Pas diskutimeve anëtarët e grupit punues u pajtuan që manifestimit letrar kulturor të mbahet më 26 prill 2017, me fillim në ora 11:00h, në Prishtinë.