Komunikatë për shtyp 27 prill 2017

Këshilli Konsultativ Për Komunitete

Prishtinë, më 27 prill 2017

Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I 

Këshilli Konsultativ për Komunitete sot mbajti mbledhjen e rregullt mujore në të cilën kryesuesi i Këshillit z. Gazmen Sallijeviq informoi anëtarët për aktivitetet në mes të dy mbledhjeve të Këshillit, si dhe aktivitetet që janë planifikuar në të ardhmen në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë - Misioni në Kosovë (OSBE) dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. Në takim, anëtarët janë informuar nga Kryesuesja e Grupit Punues për Çështje të Kulturës znj. Esin Şişko për takimin e mbajtur, si dhe për organizimin e Manifestimit Letrar-Kulturor në të ardhmen e afërt.