Komunikatë për shtyp 28 prill 2017

Këshilli Konsultativ Për Komunitete

Prishtinë, më 28 prill 2017

Hotel Sirius

Zëvendës kryesuesi i Këshillit, Darko Dimitrijević si dhe katër (4) kryesuesit e grupeve punuese, z. Lendrit Qeli, kryesuesi i Grupit Punues për Çështje të Arsimit, znj. Sanja Vuković, kryesuese e Grupit Punues për Çështje të Gjuhëve, znj. Esin Șișko, kryesuese e Grupit Punues për Çështje të Kulturës, z. Lazar Radulović, kryesues i Grupit Punues për Çështje Sociale dhe Çështje të Punësimit dhe z. Adem Abazaj, zëvendës kryesues i Grupit Punues për Legjislacion,  më 28 prill 2017, kanë marrë pjesë në ’’Tryezën e Rrumbullakët’’, me përfaqësuesit e Komiteteve për Komunitete në regjionin e Prishtinës, tryeza është mbështetur  nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë. Në kuadër të diskutimeve të tyre përfaqësuesit e Këshillit, para anëtarëve të komiteteve për komunitete prezantuan secili sipas përgjegjësisë së vetë rolin që kanë dhe punën e bërë nga ana e Këshillit dhe të grupeve punuese. Gjithashtu përfaqësuesit nga komitetet për komunitete në regjionin e Prishtinës, prezantuan punët nga fusha dhe përgjegjësit e tyre si dhe shprehën nevojën për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm me Këshillin Konsultativ për Komunitete.