Komunikatë për shtyp 02 maj 2017

Grupi Punues për Çështje të Gjuhëve

Prishtinë, më 02 maj 2017

Ndërtesa e Kuvendit, salla N-225 

Grupi Punues për Çështje të Gjuhëve, ka mbajtur sot mbledhje në të cilën i pranishëm ishte edhe Komisioneri për Gjuhët, z. Slaviša Mladenović. Në mbledhje anëtarët diskutuan lidhur me mos funksionimin e sistemit online për aplikim të OJQ-ve, në gjuhën serbe në Web – faqen e Ministrisë së Administratës Publike. Pas diskutimeve të zhvilluara nga anëtarët e grupit punues, si dhe pas informimit të anëtarëve, nga z. Mladenović, për gjendjen aktuale në Web – faqen e kësaj ministrie, kryesuesja e grupit punues, znj. Sanja Vuković, propozoi miratimin e rekomandimit me të cilin do të kërkohet nga ministria, ndërmarrja e masave dhe veprimeve për funksionalizimin e sistemit online për aplikim të OJQ-ve, edhe në gjuhën serbe, propozim i cili u miratua nga të gjithë anëtarët e grupit punues.