Komunikatë për shtyp 08 maj 2017

Me ftesë të organizatës, TRENTINO CON I BALCANI, nga Italia, kryesia e Këshillit, përfaqësuesi i Zyrës së Presidentit, anëtar në Këshill si dhe katër zyrtarët e Sekretariatit të Këshillit kanë realizuar vizitë nga data 03-06 maj 2017, në Trento dhe Bolzano të Italisë.

 

Gjatë vizitës janë realizuar këto takime:

-Me Departamentin për të drejtat e minoriteteve në Krahinën Autonome të Trentos. Në takim jemi pritur nga Dr. Paola Gualtieri,

-Me Presidentin e Këshillit të Krahinës Autonome të Trentos, Dr. Bruno Dorigati dhe  me Presidentin e Autoritetit për gjuhët e minoriteteve, Dr. Dario Pallaro,

-Me Presidentin e Forumit Trentino për paqe dhe për të drejtat e njeriut, Dr. Massimiliano Pilati.

Në takimin në EURAC, në Qendrën Hulumtuese në Bolzano,  jemi pritur nga Dr. Sara Parolari dhe Dr. Sergiu Costantin.

Realizimi i takimeve gjatë kësaj vizite ka shërbyer për shkëmbimin e përvojave në fushën e të drejtave të njeriut me theks të veçantë të drejtave të komuniteteve jo shumicë, si dhe për njohjen e mekanizmave dhe të instrumenteve të cilët garantojnë realizimin dhe mbrojtjen e këtyre të drejtave.

Në të gjitha këto takime, kryesuesi i Këshillit, z. Gazmend Salijević, i ka njoftuar bashkëbiseduesit për mandatin dhe rolin që e ka Këshilli Konsultativ për Komunitete në artikulimin, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe interesave  të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës.