Komunikatë për shtyp 11 maj 2017

Këshilli Konsultativ Për Komunitete

Mitrovicë, më 11 maj 2017

Kryesuesi i Këshillit, z. Gazmen  Salijević, dy kryesueset e grupeve punuese, znj. Sanja Vuković, kryesuese e Grupit Punues për Çështje të Gjuhëve dhe znj. Esin Șișko, kryesuese e Grupit Punues për Çështje të Kulturës,  si dhe z. Dušan Radaković, anëtar i Grupit Punues për Çështje  të Punësimit dhe Çështje Sociale, së bashku me përfaqësuesit e komiteteve për komunitete nga katër komunat: Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku, më 11 maj 2017, kanë marrë pjesë në punëtorinë e mbajtur në Mitrovicë. Pjesëmarrës në punëtori ishte edhe z. Stefano Gnochchi, Këshilltar për çështje politike/komuniteteve, Zyra e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë. Pjesëmarrësit e punëtorisë diskutuan rreth funksionimit të mekanizmave komunale, mangësive dhe lëshimeve që janë identifikuar, si dhe për të përmirësuar bashkëpunimin dhe koordinimin rreth çështjeve relevante të mekanizmave të nivelit lokal me nivelin qendror të qeverisjes. Në kuadër të diskutimeve të tyre përfaqësuesit e Këshillit, para anëtarëve të komiteteve për komunitete prezantuan secili sipas përgjegjësisë së vetë rolin që kanë dhe punën e bërë nga ana e Këshillit dhe të grupeve punuese. Gjithashtu përfaqësuesit nga komiteteve për komunitete nga katër komunat e sipërpërmendura, prezantuan sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen nga fusha dhe përgjegjësit e tyre si dhe shprehën nevojën për vazhdimin dhe thellimin bashkëpunimin të mëtutjeshëm me Këshillin Konsultativ për Komunitete.