Komunikatë për shtyp 13 korrik 2017

Grupi Punues për Çështje të Gjuhëve

Prishtinë, më 13 korrik 2017

Ndërtesa e Kuvendit, salla N-225 

Grupi Punues për Çështje të Gjuhëve, ka mbajtur sot mbledhjen në të cilën ka marrë pjesë përfaqësuesja e Zyrës së Komisionerit për Gjuhët, znj. Arta Pllana. Në takim, anëtarët e grupit kanë diskutuar për organizimin e tryezave rajonale në respektimin e të drejtave gjuhësore, në bashkëpunim me Zyrën e Komisionerit për Gjuhët. Pas diskutimit, anëtarët e grupit  punues u pajtuan se tryezat rrumbullakëta do të mbahën në shtator të këtij viti, dhe që në ditët e ardhshme me Zyrën e Komisionerit do të përcaktohet bashkëpunimi i mundshëm dhe detajet teknike në lidhje me organizimin.