Komunikatë për shtyp 29 gusht 2017

Këshilli Konsultativ Për Komunitete

Prishtinë, më 29 gusht 2017

Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I

Këshilli Konsultativ për Komunitete ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt në të cilën kryesuesi i Këshillit, z. Gazmen Salijević, si dhe kryesuesi i Grupit Punues për Legjislacion, z. Agim Rifat, i njoftuan anëtarët me aktivitetet e zhvilluara ndërmjetë dy mbledhjeve të Këshillit. Gjithashtu, anëtarët e Këshillit, znj. Sanja Vuković, z. Lendrit Qeli dhe z. Živojin Ćirković, në pikën të ndryshme ngritën çështje, si në fushën e arsimit dhe çështje të tjera të cilat janë me rëndësi për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë në Kosovë.