Komunikatë për shtyp 07 shtator 2017

Grupi Punues për Çështje të Arsimit

Prishtinë, më 07 shtator 2017

Ndërtesa e Kuvendit, salla N-225 

Grupi Punues për Çështje të Arsimit, ka mbajtur sot mbledhje në të cilën kanë diskutuar për realizimin e vizitave në universitetet publike. Pas diskutimeve anëtarët u pajtuan që të kërkohet realizimi i vizitave në këto universitete: ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë, ’’Fehmi Agani’’ Gjakovë, ’’Ukshin Hoti’’ në Prizren, ’’Isa Boletini’’ Mitrovicë dhe ’’Hasan Prishtina’’, në Prishtinë.