Komunikatë për shtyp 15 shtator 2017

Grupi Punues për Çështje të Kulturës

Prishtinë, më 15 shtator 2017

Ndërtesa e Kuvendit, salla N-225 

Grupi Punues për Çështje të Kulturës, ka mbajtur sot mbledhje, në të cilën anëtarët e grupit punues, kanë diskutuar në temën: Kultura faktor i rëndësishëm për komunitetet jo shumicë. Pas diskutimeve, anëtarët e grupit punues, në fund të mbledhjes janë pajtuar që në mbledhjen e radhës, ta njoftojnë Këshillin, lidhur me propozimin e tyre, për organizimin e një aktiviteti kulturor shoqëror, në të cilin do të promovonin mirëkuptimin dhe tolerancën ndërmjet komuniteteve, si dhe do të bashkonin pjesëtarët e komuniteteve në një vend të përbashkët.