Komunikatë për shtyp 26 shtator 2017

Grupi Punues për Çështje të Arsimit

Prishtinë, më 26 shtator 2017

Kryesuesi i Grupit Punues për Çështje të Arsimit, z. Lendrit Qeli, zëvendëskryesuesja e grupit punues, Amela Radončić, deputeti i komunitetit egjiptian z. Veton Berisha, si dhe zyrtari i Sekretariatit të Këshillit, kanë realizuar    sot vizitë, në universitetin publik  ''Fehmi Agani'', në Gjakovë. Në takim me rektorin i këtij universiteti z. Shaban Buza, është diskutuar për masat afirmative dhe vendet e rezervuara për regjistrim për kandidatët, pjesëtarë  të komuniteteve jo shumicë, si dhe për parandalimin e keqpërdorimit të kuotave nga kandidatët e tjerë të cilët nuk janë përfitues konform udhëzimit administrativ në fuqi.

Dy përfaqësuesit e Grupit Punues për Çështje të Arsimit, si dhe zyrtari i Sekretariatit të Këshillit, po ashtu, sot kanë realizuar vizitë edhe në universitetin publik ''Ukshin Hoti'', në Prizren, ku në takim me z. Sadik Idrizi, Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilsisë, është diskutuar për respektimin e Udhëzimin Administrativ NR. 09/2016 Aplikimi i Masave Afirmative dhe Vendeve të Rezervuara për Regjistrim të Kandidatëve nga Komunitetet Jo shumicë në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, si dhe për mundësinë e filtrimit të listave për kandidatët të cilët deklarohen si pjesëtarë të komuniteteve jo shumicë e në fakt nuk janë të tillë.