Komunikatë për shtyp 27 shtator 2017

Këshilli Konsultativ Për Komunitete

Prishtinë, më 27 shtator 2017

Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I

Këshilli Konsultativ për Komunitete, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën anëtarët e Këshillit, zgjodhën kryesuesin dhe dy zëvendëskryesuesit e tij me mandat një vjeçar. Për kryesues u rizgjodh, z. Gazmen Salijević, ndërsa për zëvendëskryesues, z. Isak Meta dhe z. Darko Dimitrijević. Në mbledhje e sotit, znj. Esin Sisko, kryesuese  e Grupit Punues për Çështje të Kulturës, z. Živoin Ćirković, anëtar i këtij grupi punues, i njoftuan anëtarët e Këshillit, për mbledhjen e mbajtur të grupit punues si dhe për planifikimin e reaalizimit të një aktiviteti kulturor në të cilin do të bashkoheshin pjesëtarët e të gjitha komuniteteve. Anëtarët e Këshillit, i njoftoi edhe z. Lendrit Qeli, kryesues i Grupit punues për Çështje të Arsimit, lidhur me vizitat e realizuara nga përfaqësuesit e këtij grupi, në universitet publike, në Mitrovicë, Gjakovë dhe Prizren. Në pikën të ndryshme, kryesuesi i Këshillit, kërkoi nga përfaqësuesja e Zyrës së Kryeministrit, që në të ardhmen lidhur me organizimin e manifestimeve për ditët memoriale të komuniteteve, të ketë një bashkëpunim më të mirë dhe në ato organizime të ftohen edhe përfaqësuesit e komuniteteve përkatëse në Këshill, si në cilësinë e pjesëmarrësve po ashtu edhe të panelistëve.