Komunikatë për shtyp 22 nëntor 2017

Grupi Punues për Legjislacion

Prishtinë 22 nëntor 2017

Ndërtesa e Kuvendit, salla N-225

Grupi Punues për Legjislacion ka mbajtur sot mbledhje në të cilën ka shqyrtuar Projektligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Pas diskutimeve nga anëtarët lidhur me këto dy projektligje, kryesuesi i grupit punues, z. Agim Rifat, propozoi që të mbahet edhe një mbledhje për shqyrtimin e këtyre dy projektligjeve, me të cilin propozim u pajtuan edhe anëtarët e tjerë të grupit punues.