Komunikatë për shtyp 23 nëntor 2017

Grupi Punues për Çështje të Gjuhëve

Dragash, më 23 nëntor 2017

Grupi Punues për Çështje të Gjuhëve, në bashkëpunim, me Zyrën e Komisionerit për Gjuhët më 23 nëntor 2017, ka organizuar dhe mbajtur tryezën e rrumbullakët me temën ‘’Qasja e mediave lokale dhe e shoqërisë civile në përdorimin dhe promovimin e gjuhëve zyrtare në komunë’’.

Kryesuesi i Këshillit Konsultativ për Komunitete, z. Gazmen Salijević, ka qenë moderator i tryezës e cila është mbajtur në Dragash. Në tryezë kanë marrë pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, mediave lokale, të zyrave komunale për komunitete dhe kthim, nga tri komunat e regjionit të  Prizrenit: Dragash, Prizren dhe Mamushë.