Komunikatë për shtyp 24 nëntor 2017

Grupi Punues për Çështje të Punësimit dhe Çështje Sociale

Prishtinë, më 24 nëntor 2017

Ndërtesa e Kuvendit, salla N-225

Grupi Punues për Çështje të Punësimit dhe Çështje Sociale, ka mbajtur sot mbledhje në të cilën z. Muhamet Klinaku dhe znj. Jehona Rexha, përfaqësues nga Agjencia për Punësim e Republikës së Kosovës, i kanë njoftuar anëtarët e grupit punues për rolin dhe punën e kësaj agjencie.  Kryesuesi dhe anëtarët e grupit punues, parashtruan pyetje lidhur me përfaqësimin dhe punësimin e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë.