Komunikatë për shtyp 30 nëntor 2017

Këshilli Konsultativ Për Komunitete

Prishtinë, më 30 nëntor 2017

Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I

Këshilli Konsultativ për Komunitete, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt mujore, në të cilën kryesuesi i Këshillit, z. Gazmen Salijević, i njoftoi anëtarët e Këshillit, për aktivitetet e zhvilluara ndërmjetë dy mbledhjeve të Këshillit. Po ashtu kryesuesi i Grupit Punues për Legjislacion, z. Agim Rifat, kryesuese e Grupit Punues për Çështje të Gjuhëve znj. Sanja Vuković, dhe kryesuesi i Grupit Punues për Çështje të Punësimit dhe Çështje Sociale z. Lazar Radulović, kanë njoftuar anëtarët për aktivitetet të cilat grupet e tyre punuese kanë mbajtur ndërmjetë dy mbledhjeve të Këshillit. Në vazhdim të mbledhjes anëtarët e Këshillit nën pikën të ndryshme kanë diskutuar për probleme të Këshillit në lidhje me buxhetin.