Komunikatë për shtyp 16 janar 2018

Grupi Punues për Çështje të Arsimit

Prishtinë, më 16 janar 2018

Ndërtesa e Kuvendit, salla N-225 

Grupi Punues për Çështje të Arsimit ka mbajtur sot mbledhje në të cilën anëtarët kanë diskutuar lidhur me zbatimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 09/2016 Aplikimi i Masave Afirmative dhe Vendeve të Rezervuara për Regjistrim të Kandidatëve nga Komunitetet Jo Shumicë në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë. Pas diskutimeve anëtarët u pajtuan që të kërkojnë realizimin e një takim me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe realizimin e vizitave në dy universitetet publike, atë të Prishtinës dhe të Pejës.