Njoftim për medie 30 Maj 2018

Sekretariati i KKK-së priti zyrtaret e ECMI-së 
30 Maj 2018, Prishtinë

Ndërtesa e Kuvendit, salla N-303 

Sekretariati i Këshillit Konsultativ për Komunitete u takua me zyrtarët e  ECMI (The European Centre for Minority Issues Kosovo), për të diskutuar për mundësit e bashkëpunimit në fushën e promovimit të Këshillit.

Sekretarja e Këshillit zonja Nafiye Gaş, përmendi aktivitetet e zhvilluara të cilat janë kryer në bashkëpunim me ECMI-në dhe shprehu mirënjohjen për to, pastaj edhe paraqiti qëndrimin dhe interesimin e Sekretariatit për të qenë të hapur për çdo aktivitet, i cili promovon KKK-në dhe punën e Sekretariatit.

Përfaqësueset e ECMI-së u falënderuan për bashkëpunimet e më hershme dhe shprehën interesimin e tyre për të qenë partner në projekte për promovimin e KKK-së.

Në takim u diskutua për çështje të ndryshme dhe në të ardhmen do të analizohen fushat e përbashkëta dhe mundësit e implementimit të projekteve.