Këshilli me Rregullore të re të punës

Këshilli Konsultativ për Komunitete

Durrës, 21 Qershor 2018

Sekretariati i KKK-së ka organizuar punëtorinë për shqyrtimin dhe plotësimin e Rregullores së punës dhe Kodit etik të KKK-së.
Në këtë punëtori morën pjesë aktive anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete dhe Zyra Ligjore e Presidencës.

Hapjen e punëtorisë e bëri z. Gazmen Salijević, kryesues i KKK-së, i cili para anëtarëve të Këshillit shpalosi edhe qëllimin e kësaj puntorie.

Ndërsa zonja Nafiye Gaş, Sekretare e KKK-së, shprehu “...falënderimin për angazhimin e tërë ekipit të SKKK-së dhe Zyrës Ligjore për të sjell rrethanat që këto dy dokumente shumë të nevojshme për punën e përditshme, për vendimmarrjen, përgjegjësitë, raportet zyrtare dhe ndarjen e detyrave të draftohen dhe të paraqiten para anëtareve të KKK-së për analizë, shqyrtim dhe nëse ka nevojë edhe riformulim”.

Besim M. Kajtazi, drejtor i zyrës ligjore të Presidencës, tregoi për sfidat dhe angazhimin profesional me stafin e tij për të sjell këto dy dokumente sa më kualitative, duke potencuar të drejtat e komuniteteve dhe çështjet e tjera të ndjeshme.

Pas pajtueshmërisë së të gjithë pjesëmarrësve me përmbajtjen, u bë finalizimi i dokumenteve dhe përfundoi punëtoria.