Seanca e nominimit për komunitetin Malazez

 Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Salla N 303

26 Korrik, Prishtinë

Sekretariati i Këshillit Konsultativ për Komunitete (S-KKK), sot ka organizuar zgjedhjet e brendshme për anëtar të rinj të Këshillit.

Pas përfundimit të afatit ligjor për aplikime të organizatave jo qeveritare dhe kandidatëve të pavarur që përfaqësojnë një komunitet të caktuar dhe pas përfundimit të afateve për plotësim të dokumentacioneve dhe ankesave, S-KKK ka filluar me mbajtjen e seancave të nominimit.

Sot, komuniteti malazez me delegat dhe kandidat nga Udruženje Crnogoraca Kosova dhe Udruženje Crnogoraca Lovćen kanë votuar për dy anëtarë të rinj të Këshillit. Sipas procedurave në fillim të muajit Shtator, Presidenti i Republikës së Kosovës merr vendim për emrimin e anëtarëve të rinj, ku edhe emrat e tyre do të bëhen publik.