Seanca e nominimit për komunitetin Serb

Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Salla C 203

30 Korrik 2018, Prishtinë

Sekretariati i Këshillit Konsultativ për Komunitete (S-KKK), sot ka organizuar zgjedhjet e brendshme për anëtar të rinj të Këshillit.
Pas përfundimit të afatit ligjor për aplikime të organizatave jo qeveritare dhe kandidatëve të pavarur që përfaqësojnë një komunitet të caktuar dhe pas përfundimit të afateve për plotësim të dokumentacioneve dhe ankesave, S-KKK ka filluar me mbajtjen e seancave të nominimit.

 

Komuniteti serb me delegat dhe kandidat nga 16 organizata dhe 3 kandidat të pavarur, kanë votuar për pesë anëtarë të rinj të Këshillit.

 

Organizatat pjesëmarrëse në votim:
Centar za zastupanje demokratske kulture – ACDC,
Business Support Center – Štrpce – BSC Štrpce,
Gračanička inicijativa za održivi razvoj – GIOR,
Experimental Studio Group – NVO ESG,
IAMN – Institut za afirmaciju međuetničkih odnosa,
Omladinska Parteška Aktivnost – OPA,
Mreža za građanski aktivizam – MGA,
Nvo Rebus,
Social Knowledge for Real Accountabillity and Transparency – SOKRAT,
Communication for Social Development – CSD
Poljoprivredno udruženje Ženski Kutak,
Udruženje mladih – Mlada aktivna Gračanica
Center for the Rights of Minority Communities – CRMC
Choice of Youth
Centar za mir i toleranciju – CPT
Keshilli i Veprimit Rinor Lokal – Shterpc

 

Sipas procedurave në fillim të muajit Shtator, Presidenti i Republikës së Kosovës merr vendim për emrimin e anëtarëve të rinj, ku edhe emrat e tyre do të bëhen publik.