Seanca e nominimit për komunitetin Goran

Hotel Meka, Dragash

30 Korrik 2018

Sekretariati i Këshillit Konsultativ për Komunitete (S-KKK), sot ka organizuar zgjedhjet e brendshme për anëtar të rinj të Këshillit.
Pas përfundimit të afatit ligjor për aplikime të organizatave jo qeveritare dhe kandidatëve të pavarur që përfaqësojnë një komunitet të caktuar dhe pas përfundimit të afateve për plotësim të dokumentacioneve dhe ankesave, S-KKK ka filluar me mbajtjen e seancave të nominimit.

 

Për dy anëtarë të rinj të Këshillit nga komuniteti goran kanë votuar delegatët nga këto organizata:
Mreža Goranskih Nevladinih Organizacija GORA,
Demokratska Omladina Gore,
Inicijativa žena Gore,
Udruženje Goranaca Gora Region,
Edukativni Centar Gore Društvo znanja,
Footbal Club Dragaš Sport,
Koritnik,
Kulturno Obrazovno Prosvetna Organizacija Memlecet,
Centar za očuvanje autohtonih rasa.

 

 

Sipas procedurave në fillim të muajit Shtator, Presidenti i Republikës së Kosovës merr vendim për emrimin e anëtarëve të rinj, ku edhe emrat e tyre do të bëhen publik.