Seanca e nominimit për komunitetin Turk

Marash, Prizren

31 Korrik, Marash, Prizren

Sekretariati i Këshillit Konsultativ për Komunitete (S-KKK), sot ka organizuar zgjedhjet e brendshme për anëtar të rinj të Këshillit.
Pas përfundimit të afatit ligjor për aplikime të organizatave jo qeveritare dhe kandidatëve të pavarur që përfaqësojnë një komunitet të caktuar dhe pas përfundimit të afateve për plotësim të dokumentacioneve dhe ankesave, S-KKK ka filluar me mbajtjen e seancave të nominimit.
 
Në garë për anëtar të rinj të Këshillit nga komuniteti turk ishin 6 organizata jo qeveritare dhe 2 kandidat të pavarur. Delegatët me të drejtë vote ishin nga këto organizata:
Shoqata e Grave Turke Hanimeli
Organizata për Tolerancë dhe Integrim JUNUS EMRE
Alternatif, Bilim, Kűltűr ve Spor Derneǧi
Kosova Tűrk Yazarlar Birliǧi
Kosovo Turkish Academician Association
Kosovo Tűrk Hukukçular Derneǧi

 

Sipas procedurave në fillim të muajit Shtator, Presidenti i Republikës së Kosovës merr vendim për emrimin e anëtarëve të rinj, ku edhe emrat e tyre do të bëhen publik.