Seanca e nominimit për komunitetin Boshnjak

Marash, Prizren

1 Gusht, 2018

 

 

Sekretariati i Këshillit Konsultativ për Komunitete (S-KKK), sot ka organizuar zgjedhjet e brendshme për anëtar të rinj të Këshillit.
Pas përfundimit të afatit ligjor për aplikime të organizatave jo qeveritare dhe kandidatëve të pavarur që përfaqësojnë një komunitet të caktuar dhe pas përfundimit të afateve për plotësim të dokumentacioneve dhe ankesave, S-KKK ka filluar me mbajtjen e seancave të nominimit.
Në garë për tre anëtar të rinj të Këshillit nga komuniteti boshnjak ishin 19 organizata jo qeveritare dhe 2 kandidat të pavarur. Delegatët me të drejtë vote ishin nga këto organizata:
Kulturno umjetnicko društvo Saraj           
Ekološko Udruženje OZON
Wake Up Woman
Assocation for Encouraging Economic Development, Preservation and Affirmation of Building and Construction Tradition Sofra
Vision Spring
Udruženje Bošnjaka OAZA
NVO EQUALITY
Kulturno Umetnicko Društvo MERAK
Bošnjačko Omladinski Klub
Bošnjačko Kulturno Umjetničko Društvo Podgorski Biseri
Katedra Slobodnog Uma 
Udruženje Mladih BRASSICA
Udruženje Mladih RELAX
Natural Fresh
Klub Mladih Farmera Podgor
Udruženje za Kulturu Plejada Prizren
NVO Udruženje Žena Ključ
Veća Kongresa Bošnjački intelektualaca Kosova 
AGRO RED GOLD

Sipas procedurave në fillim të muajit Shtator, Presidenti i Republikës së Kosovës merr vendim për emrimin e anëtarëve të rinj, ku edhe emrat e tyre do të bëhen publik.