Zgjidhen drejtuesit e grupit punues për çështje të arsimit

5 Dhjetor 2018, Prishtinë

Grupi Punues për Çështje të Arsimit, në takimin e mbajtur zgjodhi kryesuesen dhe zëvendës kryesuesin e grupit punues.

Kryesuese e grupit punues u zgjodh znj. Senada Sagdati, ndërsa zëvendës kryesues z. Ridvan Gashi. Anëtarët e grupit punues në vazhdim të takimit diskutuan për organizimin e punës së grupit punues në të ardhmen.