Vizita në Këshillin kombëtar të serbëve të Kroacisë

5 Dhjetor 2018, Zagreb 

Foto: delegacioni i Këshillit Konsultativ për komunitete me delegacionin e Këshillit kombëtar të serbëve të Kroacisë

 

Delegacioni nga Këshilli konsultativ për komunitete (KKK) vizituan Këshillin kombëtar të serbëve të Kroacisë në Zagreb.

 

Kryesia e KKK-së u takuan me z. Saša Milošević, zëvendës kryetar i Këshillit të serbëve të Kroacisë dhe znj Aneta Lalić, përgjegjëse për kulturë.

 

Ky takim ishte informativ për të dy palët dhe qëllimi ishte për të krijuar ura bashkëpunimi dhe këmbim të përvojave.

 

Përvojat e Këshillit të serbëve ishin të ndryshme duke u bazuar në të kaluarën e afërt, pas atyre luftërave dhe dëbimeve. z.  Milošević, tregoi se ne jemi të vetëdijshëm se çka ka ndodh, por ne kemi pasur vizion se çka po duam dhe ashtu e kemi drejtuar punën tonë të përditshme. Ka qenë rrugë shumë e mundimshme, por ne si pakicë kombëtare, tani jemi pjesë e rëndësishme e qeverie dhe institucioneve tjera.

 

Kryesuesi i KKK-së z. Cirkovic, u falënderua për udhëzimet shumë përparimtare dhe pozitive dhe gjatë bisedës tha se do të tentojë që të harmonizojë kërkesat dhe mundësitë për të krijuar një jetë më të mirë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Republikën e Kosovës.