Vizita në Këshillin kombëtar të malazezëve të Kroacisë

6 Dhjetor 2018, Zagreb 

Foto: delegacioni i Këshillit Konsultativ për komunitete me delegacionin e Këshillit kombëtar të malazezëve të Kroacisë

 

 

Delegacioni nga Këshilli konsultativ për komunitete (KKK) vizituan Këshillin kombëtar të malazezëve të Kroacisë në Zagreb.

 

Kryesia e KKK-së u takuan me znj. Milanka Bulatović, zëvendës kryetare e Këshillit të malazezëve të Kroacisë dhe me anëtarët e tjerë të kryesisë.

 

Përvojat e Këshillit të malazezëve ishin shumë inspiruese sa i përket fushës së kulturës, bashkëpunimit me komunitetet e tjera dhe paraqitjeve publike.

 

Kryesuesi i KKK-së z. Cirkovic, paraqiti gjendjen në Kosovë sa i përket legjislacionit, aktiviteteve dhe marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve.

 

Modeli i malazezëve të Kroacisë sa i përket zhvillimit të aktiviteteve kulturore dhe ofrimi i gjeneratave të reja dhe kontributi i tyre në mbajtjen gjallë të përkatësisë kombëtare, ishin për tu marr si shembull dhe si referencë, në planifikimin e aktiviteteve të komuniteteve në Kosovë.