Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

31 Janar 2019, Prishtinë

Foto: Takimi I Këshillit 

Këshilli Konsultativ për Komunitete mbajti takimin e rregullt mujor, të parin për vitin 2019. Në takim kryesuesi i Këshillit dhe kryesuesit e grupeve punuese, raportuan para anëtarëve për aktivitetet e realizuara ndërmjet dy takimeve të Këshillit.

Në takim anëtarët diskutuan edhe për çështje që janë me rëndësi për komunitetet dhe pjesëtarët e tyre.

 

Kryesuesi i Këshillit Živoin Ćirković, ndër të tjera theksoi se heqja apo pezullimi i taksës nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ndaj mallrave që vinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, do të kontribuonte në marrëdhëniet ndërmjet qytetarëve të të gjitha komuniteteve si dhe në mes të dy shteteve, si dhe do ta lehtësonte edhe procesin e dialogut për të cilën të gjithë jemi të interesuar.