Takimi i grupit punues për çështje të gjuhës

21 Shkurt 2019, Prishtinë

Foto: Takimi i grupit punues për çështje të gjuhës

 

Grupi Punues për Çështje të Gjuhëve, organizoi një takim për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. Pjesëmarrës në takim ishte edhe përfaqësuesi nga Zyra e Komisionerit për Gjuhët, z. Slaviša Mladenović. Të gjithë folësit në diskutmet e tyre theksuan rëndësinë e kësaj dite, gjithashtu theksuan edhe nevojën për angazhim më të madh, nga të gjitha institucionet e vendit për zbatimin sa më të mirë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve Zyrtare në Republikën e Kosovës.