Takimi i grupit punues për çështje të arsimit

14 Maj 2019, Prishtinë

 

Grupi Punues për Çështje të Arsimit, në takimin e mbajtur sot, diskutoi lidhur me shtypjen e teksteve mësimore dhe literaturës tjetër, dhënien e testit të maturës dhe ndryshimet që janë bërë, zvogëlimin e kuotës nga 14 nxënës për formimin e klasave, si dhe mësimit fakultativ të gjuhës rome në shkolla. Pas diskutimeve anëtarët e grupit u pajtuan që në takimin e radhës, të shikojnë mundësinë e adresimit të disa nga çështjeve të diskutuara në institucionet përkatëse.