Takimi me komunitetin Boshnjak

22 Maj 2019, Prizren


 

Përfaqësuesit e komunitetit boshnjak në Këshill, mbajtën takim me organizatat përfaqësuese të komunitetit boshnjakë, pjesëmarrëse në procesin e nominimit si dhe me përfaqësues të tjerë të shoqërisë civile. Në takim z. Berhil Šasivari, i informoi pjesëmarrësit e takimit në mënyrë të detajuar me punën dhe angazhimin e tij në Këshill, dhe grupin punues për legjislacion. Gjithashtu, znj. Senada Sagdati, dhe znj. Anesa Čolaković, para pjesëmarrësve prezantuan punën dhe angazhimin e tyre në grupin punues për çështje të arsimit dhe grupin punues për çështje të kulturës. Më pas në debat u përfshinë pjesëmarrësit e takimit me pyetjet dhe diskutimet e tyre për çështje me rëndësi  dhe interes, si nga fusha e arsimit, kulturës dhe të tjera për komunitetin boshnjak. Tre përfaqësuesit e komunitetit boshnjak ofruan përgjigje në pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, njëkohësisht falënderuan pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në takim.