Takimi i grupit punues për çështje të punësimit

07 Qërshor 2019, Prishtinë

Foto: Takimi i grupit punues për çështje të punësimi

 

Grupi Punues për Çështje të Punësimit dhe Çështje Sociale, në takimin e mbajtur sot, diskutoi lidhur me punësimin e grave me aftësi të kufizuara. Gjatë diskutimeve anëtarët theksuan se kjo kategori është e lënë anash në punësim dhe se duhet angazhim i të gjithëve në shoqëri për përmirësimin e pozitës së tyre.