Vizita zyrtare në Mal të Zi

21. Qërshor 2019, Prishtinë

Kryesia e Këshilllit, në krye me kryesuesin, z. Živoin Ćirković, zëvendës kryesuesin z. Berhil Šasivari, përfaqësuesin e komunitetit malazez në Këshill, z. Lazar Radulović, si dhe zyrtarët e Sekretariatit, nga data 17 – 20  qershor 2019, kanë vizitur institucionet, të cilat merren me të drejtat e komuniteteve jo shumicë, në Malin e Zi.

     

Gjatë vizitës zyrtare, delagacioni i Këshillit, është takuar me z. Mehmed Zenka, ministër për të drejtat e njeriut dhe të pakicave në Qeverinë e Malit të Zi, kryetarin e Këshillit Nacional në Kroaci, z. Zvonimir Deković, me  z. Elmir Kurtagić, u.d. i drejtorit  të Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi, me kryetarin e Këshillit Nacional të muslimanëve në Mal të Zi, z. Sabri Vulić, përfaqësuesit  e Qendrës për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës së pakicave në Mal të Zi, si dhe me përfaqësuesit e Këshillit Nacional të shqiptarëve në Mal të zi, në krye me z. Faik Nika , kryetar i këtij Këshilli.
Në takime është diskutuar për bashkëpunimin e Këshillit në të ardhmen me institucionet e sipërpërmendura, si dhe janë shkëmbyer përvojat në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve jo shumicë në Kosovë dhe në Mal të Zi.