Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

23. Shtator 2019, Prishtinë

Këshilli Konsultativ për Komunitete, ka mbajtur punëtorinë me temën ’’ Të njihemi dhe të jetojmë së bashku – Njohuritë me zakonet dhe traditat kombëtare të të gjitha komuniteteve në Këshillin Konsultativ për Komunitete. Gjatë punëtorisë, përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve kanë prezantuar zakonet dhe traditat e tyre, duke filluar nga kohët e mëhershme e deri në ditët e sotme. Disa prej zakoneve dhe traditave të prezantuara, ishin lidhur me organizimi e dasmave, fejesave, martesave, lindjen e fëmijëve, si dhe të festave fetare dhe atyre  kombëtare.