Takimi i grupit punues për legjislacion

23 Shtator 2019, Prishtinë

Grupi Punues për Legjislacion dhe Grupi Punues për Çështje të Punësimit dhe Çështje Sociale, mbajtën takimin e përbashkët, në të cilin shqyrtuan Projektligjin për Banim Social. Pas diskutimeve anëtarët, u pajtuan që të dërgojnë një koment në këtë projektligj, që pas pikës 1.4. në paragrafin 1, të nenit 4, të  shtohet edhe një pikë si në vijim:  1.5. nënat vetë ushqyese.