Takimi i grupit punues për çështje të arsimit

03 Tetor 2019, Prishtinë

 

 

 

Grupi Punues për Çështje të Arsimit, në takimin e mbajtur sot diskutoi lidhur me botimin e teksteve mësimore, si dhe çështje të tjera me rëndësi në fushën e arsimit për pjesëtarët e komuniteteve në Republikën e Kosovës. Në takim, prezantoi znj. Nazan Safçi – Udhëheqëse e Divizionit për Arsimin e Komuniteteve, e cila ofroi informata të hollësishme në çështjet e ngritura nga anëtarët e grupit punues.