Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

31. Tetor 2019, Prishtinë

Këshilli Konsultativ për Komunitete mbajti sot takimin e rregullt mujor, në të cilin kryesuesi i Këshillit, dhe kryesuesit e grupeve punuese i informuan anëtarët për aktivitetet e realizuara ndërmjet dy takimeve të Këshillit.  Në takimin e sotëm, Këshilli, shqyrtoi dhe miratoi komentin e propozuar nga Grupi Punues për Legjislacion në Projekt Udhëzimin Administrativ për Procedurën e themelimit, Përbërjen dhe Kompetencat e Komiteteve të Përhershme dhe Komiteteve Tjera në Komunë. Në takim Këshilli zgjodhi kryesinë e re me mandat një vjeçar. Kryesues u zgjodh z. Lazar Radulović, zëvendës kryesues z. Salif Zećiri, dhe znj. Anesa Čolaković.