Mandati

Mandati i Këshillit Konsultativ për Komunitete përfshinë sigurimin e mekanizmit për shkëmbimin e mendimeve në mes të komuniteteve dhe Qeverisë së Kosovës. U ndihmon organizatave dhe bën artikulimin e qëndrimeve të komuniteteve joshumicë dhe përfaqësuesve të tyre kur janë ne pyetje legjislacioni, politikat publike dhe programet më rendësi të veçantë për komunitetet. Siguron forumin për koordinim dhe këshilla në mes të komuniteteve dhe siguron funksionimin organizativ të cilat i përfaqësojnë komunitetet në bazë të Rregullores së Punës e cila është miratuar nga ana e Këshillit Konsultativ për Komunitete.

U mundëson komuniteteve që në fazat e hershme të marrin pjesë ne iniciativa të legjislacionit dhe politikave të përgatitura nga ana e Qeverisë dhe Kuvendi, t’i propozojnë iniciativat në pajtim më ligjin dhe të kërkojnë që qëndrime të tilla të merren parasysh në projekte dhe programe, po ashtu edhe strategjinë vjetore dhe raportin në bazë të nenit 13 të këtij ligji.

U mundëson komuniteteve të marrin pjesë në hartimin, mbikëqyrjen e programeve të cilat u janë dedikuar pjesëtarëve të tyre. T’u japë rekomandime gjatë vendimmarrjes në lidhje me ndarjen e fondeve ndërkombëtare apo ndarjen e fondeve nga buxheti i Republikës e Kosovës për projekte të dedikuara për komunitete. Të ndikojë në ngritjen e vetëdijes për brengat e komuniteteve në Republikën e Kosovës dhe t’u kontribuoj marrëdhënieve të mirësjellja në mes të komuniteteve.